E fundit/ Prestigjozja gjermane e bën fakt të kryer, Rashica i ka thënë “po“ klubit të njohur të Bundesligës

E ardhmja e Rashicës do të jetë larg Verder Bremenit dhe kjo është e sigurt, pasi është konfirmuar edhe nga vetë menaxheri i lojtarit, Altin Lala. Por zhvillimet e fundit nga Gjermania nxjerrin në dritë edhe klubin e ri për të cilin anësori shqiptar do të luajë. Nuk është as Liverpuli e as Dortmundi, por ekipi i Lajpcigut. Sipas asaj që bën me dije prestigjozja gjermane “Bild”, klubi ka gjetur marrëveshjen me lojtarin, ndërsa pritet të joshë Verderin me 20 milionë euro për të marrë shërbimet e Rashicës.

Ndërkohë gazetari Ronan Murphy, i cili është i fokusuar në lajmet rreth Bundesligës, bën me dije një fakt të tillë. Me sa duket e ardhmja e Rashicës është vendosur tashmë dhe duhet bindur vetëm Bremeni. Shuma 20 milionë euro mund të mos jetë ajo që skuadra gjermane do të kishte menduar për të hequr dorë nga talenti i saj, por kushtet aktuale të krijuara nga pandemia dhe fakti se nga sezoni i ardhshmë mund të zbresë një kategori më poshtë ndoshta do të ndikojnë të pranojë marrëveshjen. Kujtojmë se Lajpcig është një nga rivalët për titull këtë sezon, si dhe është pjesë e Champions League, kusht ky të cilin Rashica e kishte vendosur për ekipet që donin ta kishin në organikën e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *