E FUNDIT/ Partizani triumfon në derbi dhe lë Dinamon jashtë 4-shes, Vllaznia rrezikon seriozisht vendin e dytë

Partizani ka dalë triumfues në derbin me Dinamon. Të kuqtë janë kthyer më në fund te fitorja, duke mposhtur dinamovitët me rezultatin 2-0. Goli i parë u shënua në minutën e 30 nga Bintsukaja, ndërsa në pjesën e dytë, më saktësisht, në minutën e 70, Albers Keko dyfshoi shifrat. Me këtë humbje, Dinamoja mbetet jashtë 4-shes, megjithëse ndan të njëjtin numër pikësh me Tiranën.

Ndërkohë, Vllaznia është ndalur në një barazim 0-0 nga Teuta. Shkodranët kanë hyrë në një krizë rezultatesh në javët e fundit, duke rrezikuar ndjeshëm edhe vendin e dytë në renditje. Partizani është vetëm një pikë larg tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/