E FUNDIT/ Partizani reziston edhe me 10 lojtarë që nga minuta e 14 në “Loro Boriçi”, Vllaznia mjaftohet me një pikë

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura sfida e sotme mes Vllaznisë dhe Partizanit. Kuqeblutë nuk kanë arritur ta shfrytëzojnë faktorin fushë dhe tifozët që ishin të pranishëm në stadium për të mbështetur skuadrën. Kampionët në fuqi të “Abissnet Superiore”-s kanë arritur të rezistojnë në “Loro Boriçi”, pavarësisht faktit se kanë luajtur në disavantazh numerik.

Që në minutën e 14 Maget u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë në fushë. Megjithatë, Partizani arriti të mbante të paprekur portën, madje krijoi edhe disa raste të rrezikshme në sulm. Në fund Vllaznia dhe Partizani duhet të mjaftohen me nga një pikë dhe të kthejnë sytë nga ndeshja e radhës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Vllaznia: Qarri, Dragoshi, Juric, Stojanovic, Hakaj, Mala, Krymi, Boshnjaku, Çoba, Balaj, Gruda. Trajner: Migen Memelli

Partizani: Hoxha, Bilali, Bytyçi, Sota, Atanaskoski;, Rrapaj, Murataj, Maguette, Taipi, Cara, Bintsouka. Trajner: Zoran Zekic

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *