Nga Klaudio Ndreca
Ora 17:00 duhej që ta gjente në fushë ekipin e Vllaznisë, duke u stërvitur dhe përgatitur për rifilimin e Superiores. Por në fakt situata në Shkodër nuk është aspak e mirë, pasi futbollistët nuk janë paguar ende nga ana e Bashkisë. Kjo ka bërë që lojtarët të bojkotojnë stërvitjen. Nga pamjet e treguara në lidhje direkte në “Fan Zone” janë parë futbollistët që ishin pa uniforma dhe duke diskutuar dhe debatuar me adminitratorin Suad Lici.
Megjithëse duhet thënë që me tonë të ulëta, ku kryesori ishte Gilman Lika që shprehte pakënaqësinë e shokëve të skuadrës. Një takim ky që po vazhdon prej më shumë se 15 minuta dhe nuk dihet ende sesi do të zgjidhet ky problem. /Sport Ekspres/