Në “Piers Morgan Uncensored” po transmetohet pjesa e dytë e intervistës së Kristiano Ronaldos. Sulmuesi i Mançester Junajtedit ka vendosur të flasë pa doreza duke i thënë gjërat hapur, ashtu siç ai i mendon. Ronaldo ka sqaruar largimin përpara kohe nga stadiumi në ndeshjen kundër Totenhemit, duke theksuar faktin se nuk është ai lloj lojtari që futet në lojë për vetëm 3 minuta.
“Do jem i sinqertë. Le të themi që jam penduar që u largova herët nga stadiumi. Por u ndjeva i provokuar nga trajneri. Nuk lejoj që trajneri të më fusë 3 minuta në lojë. Më falni, por nuk jam ai lloj lojtari.
Lamë ndeshjen para kohe në sezoni përgatitor? E bëra unë dhe 8 lojtarë. Të gjithë e bëjnë, por të gjithë përmendin emrin tim. Vitin e shkuar ka ndodhur e njëjta gjë, në atë ndeshje 8 lojtarë të tjerë e bënë. Por të gjithë flasin për ‘delen e zezë‘, që jam unë. Në rregull, e kuptoj tërësisht. U bë, i kërkoj falje trajnerit. Për mua kapitulli është mbyllur”, ka thënë Kristiano Ronaldo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/