Empoli është duke barazuar me shifrat 1-1 kundër Milanit. Transferta nuk po shkon lehtësisht për kuqezinjtë, të cilët janë ndëshkuar nga fantazisti shqiptar, Nedim Bajrami. Pas një goditjeje këndi, Empoli ka vijuar aksionin që është finalizuar me gol nga futbollisti 22-vjeçar.
Bajrami lëshon pre.dhën nga jashtë zone duke i shënuar kështu një supergol Milanit. Me paraqitjet në javët e fundit mesfushori i talentuar po kthehet në formën e sezonit të kaluar, kur ishte një nga elementet kyçe të Empolit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/