E FUNDIT/ Në fundjavë shënoi golin e parë me Chelsea-n, trajneri vendos për Brojën kundër Milani

Chelsea do të zbresë në tapetin e gjelbër të “San Siro”-s për t’u përballur me Milanin në raundin e tretë të fazës së grupeve në Champions League. Skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do të kërkojnë fitoren mbrëmjen e sotme.

Goli i shënuar në fundjavë nuk e ka bindur ende trajnerin Potter që t’i japë një fanellë titullari Armando Brojës. Pavarësisht se shënoi një gol të mrekullueshëm, që në fakt ishte edhe i pari për të me ekipin e Chelsea-t, sulmuesi shqiptar duhet të presë ende për të parë veten në formacionin fillestar. Sulmi edhe këtë herë i besohet Aubameyang-ut./Halit Delibash-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *