“Është një grup për të qeshur”, ish-lojtari i Polonisë nuk i konsideron kuqezinjtë: Shqipërinë e mundim edhe…

Tomasz Hajto e ka marrë me nënvlerësim grupin E, në të cilin Shqipëria, Polonia, Çekia, Moldavia dhe Ishujt Faroe do të luajnë shanset e tyre për një vend në Euro 2024. Ish-mbrojtësi polak ka folur në emisionin “Café Futbol” në “Polsat Sport” në lidhje me shortin e kualifikueseve për Kampionatin Europian dhe gjatë fjalës së tij e konsideron një grup për të qeshur atë në të cilin ndodhet Kombëtarja e tij. Hajto sheh kundërshtar të vetëm çëkët, ndërsa për Shqipërinë mendon se mund ta mposhtin edhe duke u impenjuar më pak në fushën e lojës.

“Rivali i vetëm me të cilin duhet të përballesh është Republika Çeke. Edhe nëse luan më pak kundër Shqipërisë, mund t’i fitosh këto ndeshje. Ka një grup të vde.kjes dhe një grup për të qeshur, ne, me gjithë respektin, jemi në grupin e lehtë të të qeshurave. Do të ishte një sfidë e madhe të mos largoheshim nga ky grup.

Një grup i tillë i jep presidentit shumë qetësi për planifikim të mëtejshëm. Michniewicz apo çdo trajner tjetër që do të udhëheqë do të ketë komoditet të madh. Përveç Çekisë, askush nuk do të mund të na kërcënojë. Do të dalim patjetër nga grupi nga vendi i parë apo i dytë”, ka deklaruar Tomasz Hajto./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online