E FUNDIT/ “Na shqetëson shumë kjo humbje”! U mundën nga Kastrioti, Bledi Shkëmbi: Teuta u tërhoq në mënyrë të pakuptimtë

Kukësi ka arritur që të marrë një tjetër fitore me Dobin, këtë herë kundër Bylisit, 2-0. Ballshiotët e kanë nisur Superioren në mënyrë fantastike dhe për këtë arsye, triumfi i verilindorëve është për t’u vlerësuar. Fillimisht Dobi ka bërë një punë të madhe me mbrojtjen që nuk është vendosur shumë në vështirësi nga kundërshtarët.

Goli i parë u shënua nga Ferreira në minutën e 26. Mbrojtësi i dalë nga Porto priti jo pak për akordimin e golit, pasi VAR e verifikoi dhe e quajti të rregullt rastin, pas anulimit të parë. Ndërkohë goli i dytë erdhi nga ana e Shqiprim Taipit në minutën e 60.

Nga krahu tjetër Kastrioti ka fituar me përmbysje kundër Teutës. Goli i parë do të vinte nga durrsakët me perlën e Karabecit nga distanca. Vetëm pak minuta më vonë ishte Karakaci që iu përgjigj me tjetër super gol. Përmbysja erdhi brenda 45 minutave pasi Morbek arriti të kalonte Kastriotin në avantazh duke i dhënë fitoren 2-1. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Shkëmbi: “Na shqetëson shumë kjo humbje. U përmbysëm lehtë nga Kastrioti. Patëm një tërheqje të pakuptimtë pas golit. Vuajtëm pak presionin dhe për këtë nuk më vjen mirë. Kundërshtari na priti dhe na la gjysmëfushën. Patëm ndonjë moment, por nuk ishim shumë të rrezikshëm. Futbolli luhet me inteligjencë, jo vetëm me vrapime dhe muskuj”.

Dobi: “Kemi bërë dy fitore rresht dhe jemi sërish në zonën e ftohtë. Jemi pak konfuz para porte dhe i japim besim kundërshtarit. Jemi akoma në malore, kemi bërë kilometrin e dytë në një autostrad me 100 kilometra. E humbim ndonjëherë topin shumë thjeshtë, duhet të jemi më të rafinuar. Bylis ka lojtarë cilësor dhe ishte ekip i mirë. Futbolli sot dihet, duhet të shënosh me një rast, jo të kesh 10 raste dhe të shënosh 1 gol”.

Cela: “Ishim ndalur te barazimet më herët, tani kemi marrë frymë. Kemi pasur lojë të mirë në ndeshjet e fundit, por nuk kemi marrë pikët maksimale. Disa djemë ishin me dëmtime, në gjendje jo të mirë sot, por kanë sakrifikuar shumë. Më pëlqeu ekipi. Kishin qetësinë edhe pas atij goli të pësuar. Fatmirësisht e pësuam në minutat e para, se ndryshe do të na rëndonte së tepërmi. Me arbitrin isha i nervozuar pasi po na mbajnë shumë keq. Kemi disa javë, po na dëmtojnë shumë me kartonë. Për faull të njëjtë që ne marrim kartonë, kundërshtarët nuk i ndëshkojnë. E çuditshme, sinqerisht. Nuk ka kundërshtar dhe arbitër që të na ndali”.

Bellai: “Nuk na mundi Kukësi, ia falëm ne fitoren me dy gabime. Jam shumë i kënaqur me djemtë. Vetëm na mungonte qetësia dhe finalizimi. Bëri mirë që erdhi kjo humbje që të rrimë me këmbë në tokë. Nuk jemi një ekip që mund të fitojë çdo ndeshje. Futbolli është lojë gabimesh, kemi gabuar të gjithë. Goli i Kukësit? Ishte gabimi im që u ankova. Duket sikur të hanë hakun, por kishin të drejtë, VAR e tregoi se goli ishte i qartë. I kërkoj falje arbitrave. Kënaqësia në vetvete të sjell në këto rezultate, ky ishte gabimi ynë, se besuam shumë në vetvete. Menduam se meqë i shënuam 4 gola Erzenit, do t’i shënonim 3 Kukësit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online