E FUNDIT/ “Mund të shkojë 120 minuta”, trajneri i Zvezdës para Tiranës: Sa e vështirë t’i qetësojmë…

Përpara udhëtimit në Tiranë ka folur edhe Dejan Stankovic në konferencën për shtyp. Hera e parë që tekniku komenton bardheblutë, pasi në takimin e fundit të kampionatit ishte ndihmësi i tij që dha shpjegime rreth kampionëve të Shqipërisë. Stankovic vuri theksin në faktin se flitet vetëm për një ndeshje futbolli, me bindjen se do të marri maksimumin prej këtej dhe frikën e vetme në ngarkesën emocionale te lojtarët e Zvezdës.

“Nuk pres provokime, le të luajmë futboll. Vetë klubet mbajnë tensionin e tyre, por ky është futboll, sport, ne do të luajmë dhe do të sjellim rezultatin. Nuk pres asgjë të veçantë, këta djemë janë gati të zbatojnë taktika. Është më e vështirë që ti qetësojmë për të kontrolluar emocionet. Për të mos u ndëshkuar përpara një ndeshje kaq të rëndësishme që luhet vetëm njëherë. Por ndeshja mund të zgjas deri në 120 minuta.

Kemi dhe dy ditë, po punojmë për ta. I njohim dhe kemi parë ndeshjen e tyre ndaj Tbilisit. Një mbrojtje e organizuar ku Dinamo kishte mbajtjen e topit, por posedim “steril”, pasi nuk dha fryte.

Ne folëm me djemtë për ndeshjen me Europën dhe ata donin që ta përfundonin ndeshjen për 15 minuta. Kjo varet nga ne, për ta kontrolluar ndeshjen dhe për të mos rënë në ndikimin e frikës dhe nervozizmit. Tirana? Nuk ka rëndësi, çdo ndeshje ka rëndësi për qëllimin tonë megjithëse nuk duhet ta përjashtojmë që kjo mund të jetë e nxehtë. Fjalët e Egbosë që do të shkojë në grupet e Championsit? Nuk ka problem, këtë e mendon çdo trajner kampion, ne e dimë sesi duhet të luajmë”, tha Stankoviç. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online