Trajneri i Southampton, Hasenhutl, e ka mbajtur fjalën për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar i dha fitoren ekipit të tij në takimin ndaj Leeds në fitoren me shifrat 1-0. Kaq mjaftoi dhe për Hasenhutl teksa u shpreh se ky futbollist e ka “grabitur” shansin me të dy duart.
Pak minuta më parë është publikuar edhe formacioni zyrtar për ndeshjen Southampton-Burnley. Ajo që vihet re është fakti se sulmuesi i Shqipërisë e nis si titullar për të dhënë kontributin e tij nga minuta e parë. /Sport Ekspres/
The #SaintsFC side facing #Burnley this afternoon: pic.twitter.com/cwTwlunbo1
— Southampton FC (@SouthamptonFC) October 23, 2021