Paolo Maldini është ikona e Milanit dhe që prej tërheqjes së tij, shumë vite më parë, vetëm një tentativë është bërë për ta rikthyer në klub, nga Barbara Berluskoni, e bija e Silvio Berluskonit, teksa vetë ish-kapiteni legjendar tha se atëherë nuk ishin kushtet, teksa refuzoi kinezët, që dolën bllof.
Po tani? Tani është Elliott që komandon dhe, sipas lajmeve të fundit, ka kontaktuar Maldinin, duke i ofruar një post të rëndësishëm, një poltronë nga e cila do të komandonte aspektin teknik të klubit. Një “martesë” që mund të celebrohet shumë shpejt, duke gëzuar kështu gjithë tifozerinë…