Liga Profesioniste ka marrë vendimin e fundit për të bojkotuar kampionatin e Kategorisë Superiore nga data 12 shtator dhe në vijim. Duke mbledhur firmat e të gjitha ekipeve, ndërsa e vetmja që mungonte ishte nga përfaqësuesit e Teutës.
Kjo pasi janë njohur me ndryshimet ligjore për sportin që janë bërë nga ana e Qeverisë Shqiptare. Ashtu siç është thënë prej kohësh, këto ndryshime nuk përmbushin dhe nuk plotësojnë dëshirën e skuadrave, veçanërisht sa i përket ligjit të sponsorizimeve, që me vendimin aktual nuk ka asnjë efekt ndihmues në ekonominë e futbollit. /Sport Ekspres/