E FUNDIT/ Largimi i Dritan Mehmetit nga ekipi, Partizani zyrtarizon pas 24 orësh një italian në stol

Vetëm 24 orë kohë kanë mjaftuar nga largimi i Dritan Mehmetit nga Partizani dhe menjëherë klubi ka gjetur trajnerin e ri. Bëhet fjalë për Xhovan Kolela, italianin që do të jetë në kryesim të kryeqytetasve. Zyrtarizimi ka ardhur pak minuta më parë, teksa 56-vjeçari do të prezantohet para lojtarëve në seancën e sotme stërvitore.

“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trainerin Xhovani Kolela. 56 vjeçari italian, i cili do të drejtoj skuadrën përgjatë sezonit të ri është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe drejtori sportiv Elton Marini. Kolela do ti bashkohet menjëherë ekipit për të nisur zyrtarisht punën në seancën e sotme stërvitore të programuar në orën 19:00 në kompleksin sportiv Partizani”, shkruhet në reagim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *