E FUNDIT/ Laporta tregon arsyen e largimit të Mesit: E largoi La Liga, u gjet dakortësia për kontratën

Presidenti i Barcelonës, Laporta, ka folur sa i përket largimit të Mesit. Kreu i katalanasve ishtr në konferencën urgjente që u organizua në orën 11:00. Laporta është shprehur se ylli argjentinas u largua për shkakun e rregullave të La Liga.

“Kemi arritur marrëveshjen me Mesin për kontraten 5-vjeçare, por duke i paguar vetëm dy vite. Ai ra dakord për kontratën, u pranua. Ne ishim të bindur se ishte një marrëveshje e mirë për Fair Play Financiar, por… nuk u lejua nga La Liga.

Jam i trishtuar, por ne bëmë gjithçka për ta mbajtur Leon dhe ai ishte i përgatitur për të qëndruar në Barcelonë, ra dakord. Një epokë e re fillon tani pa Lionel Messin, ne do t’i jemi mirënjohës Leos.

Ajo që na pengoi të rinovojmë Messin është kufiri i pagës dhe të ardhurat e klubit. Ne u përpoqëm të gjenim të gjitha zgjidhjet, por siç thashë, fatura jonë e pagave është shumë e lartë në krahasim me të ardhurat, dhe kjo na preku”, u shpreh Laporta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online