E FUNDIT/ Kukësi eliminon Tiranën, verilindorët shkojnë në finale të Kupës së Shqipërisë

Kukësi është finalisti i parë i Kupës së Shqipërisë. Tirana nuk ia ka dalë të përmbysin fitoren 2-0 të arritur nga verilindorët në gjysmëfinalen e parë. Deliu ndëshkoi Kukësin në minutën e 17, por goli i tij nuk mjaftoi për të shpëtuar Tiranën nga eliminimi.

Në fund ishte Kukësi ai që u kualifikua me rezultat të përgjithshëm 2-1. Ekipi i Devollit tashmë pret të mësojë kundërshtarin që do të ketë përballë në finale, teksa përballja mes Vllaznisë dhe Egnatias ka shkuar në kohën shtesë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/