Derbi i Milanos u shpërngul në Arabinë Saudite mbrëmjen e sotme. Interi dhe Milani u ndeshën në finalen e Superkupës së Italisë, e cila përfundoi me shifrat 3-0 për zikaltrit. Ekipi i udhëhequr nga Inzagi arriti të zhbllokonte shumë shpejt rezultatin. Dimarko shënon golin e parë që në minutën e 10, ndërsa në të 21-tën ishte Xheko ai që e dërgoi topin në rrjetë.
Milani nuk arrin dot të reagojë në pjesën e dytë të takimit, gjatë së cilës Lautaro Martinez me një goditje me të jashtmen shuan çdo shpresë të “djajve” dhe i çon shifrat në 0-3. Minuta pari edhe për Kristjan Asllanin, i cili hyn në fushë pak kohë përpara fundit të kohës së rregullt. Mesfushori shqiptar merr në duart e tij trofeun e parë në karrierë, të cilin shreson ta pasojë me shumë të tjerë në të ardhmen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/