VIDEO/ E pabesueshme! Lojtari i Beshiktashit gjen doreza hekuri në fushën e lojës, përfaqësuesi i stafit kundërshtar e çudit me veprimin e tij

Një moment i pabesueshëm është regjistruar në ndeshjen mes Ankaraguçusë dhe Beshiktashit, e vlefshme për Kupën e Turqisë. Në minutën e 60 të takimit, Gedson Fernandez gjen në fushën e lojës doreza hekuri. E pabesueshme, por e vërtetë. Tifozët kanë hedhur sende në fushë, por në këtë pikë kanë shkuar shumë larg.

Ndërkohë, çudia e radhës vjen nga stafi i Ankaraguçusë. Fernandezi ishte duke shkuar drejt vijës anësore për të dorëzuar objektin metalik te  zyrtarët e ndeshjes, por rrugën ia ndërpret njëri prej përfaqësuesëve të Ankaraguçusë, i cili përpiqet t’ja marrë nga duart. Megjithatë, në fund doreza metalike ka përfunduar te zyrtarët e takimit dhe loja ka vijuar normalisht. Ankaraguçu ka arritur që të sigurojë kualifikimin më tej, pasi eliminoi Beshiktashin pas ekzekutimit të penalltive./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online