E FUNDIT/ Këtë herë nuk e ndalon më asgjë, Endri Çekiçi do të zyrtarizohet në ekipin e ri

Endri Çekiçi është gati që të zyrtarizojë lëvizjen e radhës dhe këtë herë nuk e ndaon më asgjë. Futbollisti shqiptar nuk ka luajtur në ndeshjen e djeshme me Olimpik Ljubjanën pasi është arritur akordi me ekipin e ri.

Në Slloveni raportohet se lojtari kuqezi ka gjetur gjuhën e përbashkët me ekipin turk të Ankaragurcu. Një histori që ka datuar më herët por nuk është arritur gjuha e përbashkët.

Zyrtarizimi do të vijë gjatë orëve në vijim dhe Turqia mbetet një parajsë për futbollistët shqiptarë në këtë merkato të verës. Në elitë do të bashkohet edhe Endri Çekiçi që do të kërkojë për të lënë gjurmën e tij në këtë aventurë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online