Tirana arriti që të fitojë pastër edhe ndaj Egnatias me shifrat 0-3. Goli i parë do të vinte vetëm pas 25 sekondash me Xhixhën që tundi rrjetën. Për të mbyllur të gjitha llogaritë në të dytën mendoi Hoxhallari në të 53, që realizoi një super gol nga goditja e dënimit. Më pas Najdovski thelloi më tepër diferencat duke mos i lënë asnjë shpresë kundërshtarit.
Nga krahu tjetër Kastrioti vazhdon me formën e pabesueshme në Superiore. Krutanët kanë marrë një tjetër fitore, këtë herë ndaj Kukësit. Fillimisht ishin verilindorët që kaluan në avantazh me Mustën në minutën e 6, por goli do të anulohej nga VAR për një faull në nisje të aksionit.
Ekipi i Longos ishte hedhur në sulm, por siç ndodh gjithmonë, mjafton një goditje në portë që të gjendet goli. Greca vjen me një gjysmë rroveshatë pas një krosimi duke gjetur rrjetën. Kaq mjaftoi dhe Kastrioti arkëtoi tre pikët që e shkëpusin nga zona e ftohtë, ndërsa Kukësit i rrezikohet jo pak Superiorja. /Sport Ekspres/
Kastrioti-Kukësi 1-0 Cela 56′
Kastrioti: Sali, Neziri, Dida, Selmani, Rami, Basha, Karakaçi, Zogaj, Hasani, Greca, Kaina
Kukësi: Xhika, Gligorov, Lulaj, Pëllumbi, Ndreca, Milunovic, De Lucas, Sh. Taipi, Feijao, Bahtiri, Musta
Egnatia-Tirana 0-3 Xhixha 1’, Hoxhallari 53′, Najdovski 73′
1’ Gooooool! Pa nisur mirë ndeshje, vjen goli i parë. Xhixha godet në afërsi të zonës dhe gjen cepin e rrjetë, vetëm 24 sekonda loje.
Egnatia: Puja; Ymeraliaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça; Iseni, Agbegpornu; Ademi, Imeri, Jackson; Magani
Tirana: Bekaj; Toshevski, Najdovski, Hoxhallari, Ismajlgeci; Totre, Hoti, Limaj; Xhixha, Devid, Seferi