E FUNDIT/ Kastrioti merr fitoren e madhe përballë Teutës, del për herë të parë nga “zona e ftohtë” e Superiores

Teuta-Kastrioti 0-1 Kaina 41′

Kastrioti tregoi ndaj Teutës se nuk është vetëm një ekip shtëpie, por edhe një skuadër transferte. Në shifrat 0-1 do të vinte fitorja ndaj kampionëve në fuqi të Superiores të cilët po vuajnë jo pak në këtë sezon.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 41 me anë të Kainës. Pas një krosimi në zonë, mbrojtësit e Teutës bën gabimin qesharak, teksa Jazxhi nuk largoi dot topin që u përplas te shoku i tij i ekipit, për të gjetur Kainën e boshatisur.

Kështu do të vinte realizimi, teksa Teuta u shfaq tërësisht një ekip pa ide dhe vizion ndaj Kastriotit. Pas kësaj fitore, Kastrioti shkon në kuotën e 25 pikëve duke dalë nga zona e ftohtë për të lënë pas vetes Egnatian, Dinamon dhe Skënderbeun. /Sport Ekspres/

41′ Goool! Kaina përfiton pas një gabimi qesharak te mbrojtësit e Teutës që nuk largojnë dot topin nga zona, Teuta-Kastrioti 0-1.

Teuta: Qirko; Idrizi, Qaqi, Jazxhi, Kotobelli; Beqja, Aleksi, Daja; Vila, Hebaj, Hyka

Kastrioti: Sali; Neziri, Husein, Selmani, Rami; Karakaçi, Okebugëu; Greca, Hasani, Zogaj; Kaina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online