E FUNDIT/ Kaloi me sukses provën e parë si titullar, Inzagi merr vendimin për Asllanin në ndeshjen kundër Barcelonës

Interi luan sot një përballje mjaft të vështirë kundër Barcelonës. Zikaltrit ndodhen me numër të barabartë pikësh me katalanasit dhe sot kanë mundësinë të rrëmbejnë vendin e dytë në grup. Inzagi ka zgjedhur 11 lojtarët që do të hedhë në fushë nga minuta e parë.

Në formacionin e Interit nuk ka vend për Kristjan Asllanin këtë herë. Mesfushori shqiptar bëri debutimin e tij si titullar në fundjavë kundër Romës, provë të cilën e përmbushi me sukses. Por Championsi është tjetër histori dhe Asllanit i duhet të presë për të zbritur nga minuta e parë në kompeticionin më të lakmuar në Europë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *