Merr fund edhe një tjetër telenovelë e merkatos verore: Matijs de Ligt është i Juventusit dhe tashmë super talenti holandez ka zbarkuar në Torino.
Juventusi ka publikuar foto dhe një video nga momentet e para të De Ligt në Torino, ndërsa të mërkurën do të kryhen kontrollet mjekësore dhe me pas prezantimi.
Nje goditje e madhe për Juven, që ka shpenzuar një shifër kolosale për yllin e Ajaksit, që merr rreth 70 milionë euro.
Natyrisht feston edhe lojtari, që do të marrë një pagë stratosferike, rreth 12 milionë euro, por edhe Mino Raiola, i cili merr komisione të frikshme dhe ka vendosur në kontratë klauzolën 150 milionë euro për prishjen e saj.
Un messaggio da Matthijs… ??? pic.twitter.com/eac7198jQ8
— JuventusFC (@juventusfc) July 16, 2019