Partizani e ka zyrtarizuar përfundimisht timionerin e ri që nga ky moment, duke marrë trajnerin shqiptar më të mirë në qarkullim, Ilir Dajën. Pikërisht emrin më të përfolur, që është kërkuar nga shumë skuadra të Superiores, por që njëkohësisht u përfol edhe për Shkëndijën e Tetovës.
Të kuqtë njoftuan një konferencë për shtyp në orën 11:00 të ditës së sotme, por pa e zbuluar emrin e plotë të teknikut. Në këtë konferencë ka qenë pikërisht Ilir Daja si trajneri i ri i Partizanit dhe brenda pak minutash do të zbardhen edhe fjalët e para në drejtimin e kryeqytetasve. /Sport Ekspres/