E FUNDIT/ Ibrahimin dhe Micin e dërguan tek Tirana, lojtarët refuzojnë kontratën e re te Shkëndija

Nga Klaudio Ndreca

Pak ditë më parë ishin mediat në Maqedoninë e Veriut që e bënë fakt të kryer kalimin e Besart Ibrahimit dhe Gledi Micit tek Tirana. Megjithëse ende nuk kemi një zyrtarizim për rastin e këtyre lojtarëve, ditët në vazhdim do të na japin zhvillime të reja rreth kësaj çështje.

Kjo do të ishte një goditje fantastike për bardheblutë, pasi nuk duhet të paguajnë asgjë te Shkëndija e Tetovës. Gledi Micit dhe Besart Ibrahimit i mbaron kontrata, duke e pasur shumë të lehtë që të gjejnë një ekip të ri se ku do të luajnë në sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë një lajm i fundit vjen nga ana e “Ekipa.mk”, që tregon qartësisht se futbollistët në fjalë nuk do të qendrojnë më te kuqezinjtë e Tetovës. Së bashku me Armend Alimin, të tre lojtarët kanë refuzuar marrëveshjen për zgjatjen e kontratës me Shkëndijën. Kjo pasi nuk pajtohen me kushtet e ofruara nga ana e klubit, që nuk i ka lënë shumë të kënaqur duke mos harruar ndikimin që ka pasur në financa edhe pandemia e Koronavirusit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online