E FUNDIT/ “Hera e parë që më ndodh në karrierë kjo me Redon Xhixhën”, trajneri i Laçit: Përgatita skema gjithë javën për ta bllokuar, më shënoi 3 gola

0

Tirana ka barazuar në një ndeshje dramatike ndaj Laçit në shifrat 3-3. Bardhebluve nuk i ka mjaftuar as “Halandi i saj” për të triumfuar, Redon Xhixha. Ky i fundit i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë, duke shënuar edhe një tjetër tre golësh, këtë herë ndaj ish-ekipit. Fillimisht ishin kurbinasit që kaluan në avantazh me Mazrekaj, që përfitoi nga hapësira boshe në prapavijë e Tiranës.

Vetëm dy minuta më vonë ishte Xhixha që barazoi dhe në të 37 kaloi bardheblutë në avantazh me një tjetër gol individual. Laçi do të barazonte me anë të 11-metërshi që shkaktoi shumë polemika në të 63, por Borsyiuk bëri detyrën dhe i saktë nga penalltia. Ishte sërish radha për Xhixhën që me një tjetër super gol, shkoi në kuotën e 10 golave të shënuara në vetëm 7 javë kampionati.

Dhe kur pritej përfundimi i takimit, Mazrekaj shënoi një gol nga distanca me goditje dënimi, në mënyrë tërësisht të pabesueshme. Një krosim që shkoi në rrjetë dhe me Bekajn që doli huq në idenë e tij sesi mund të ndërhynte. Në ditën e sotme është luajtur edhe përballja mes Erzenit dhe Egnatias që nuk prodhoi gola, duke u mbyllur me shifrat 0-0. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Vukicevic: “Jam i lumtur për shumë gjëra nga ndeshja sot dhe mendoj se kjo do të jetë pika për të kthyer situatën. Kam shumë besim se do të jem trajneri i Laçit. Nuk luajnë trajnerët në fushë, luajnë futbollistët. Jam shumë i sigurt se ekipi do të përparojë shumë pasi me Ujkën, Allën, do të jemi ekip tjetër. Po presim edhe Shkurtajn. Pak nga pak ky ekip do të ngjitet lart në tabelë. Është hera e parë që më ndodh kjo në karrierën time, që një lojtar të më shënojë 3 gola, ndërkohë unë kisha gjithë javën që përgatisja skemën për të mbrojtur Redon Xhixhën, për ta bllokuar”.

Mazrekaj: “Goli i tretë? Të them që godita në portë nga 40 metra, do të gënjej. Por unë kështu i ekzekutoj, e godas gjithmonë topin drejt zonës dhe nëse nuk e prek askush, atëherë të futet në rrjetë. Nuk kemi pasur shumë fat, kemi humbur gjithmonë me shifrat 1-0. Nuk kemi luajtur asnjëherë me tre mesfushorë të njëjtë te Laci. Megjithatë edhe kjo një pikë e marrë me Tiranën kampione shërben për të thyer akullin”.

Kapllani: “Ne kishim lexuar dhe analizuar mirë ndeshjen me Bylisin. Nxorëm mësimet tona, të metat. E kishim analizuar mirë edhe Egnatian. E nisëm jo mirë ndeshjen, por pjesën e dytë kemi qenë ne më afër portës se kundërshtari. Egnatia po priste më tepër që të luante me kundërsulme. Nëse ndeshjet do të luheshin në Shijak, do të kishim shumë mbështetje dhe do ta kishin shumë të vështirë të gjitha ekipet e Superiores që të vinin aty. Megjithëse edhe në Durrës na mbështesin. Së shpejti do të fillojnë punimet në stadiumin e Shijakut

Tetova: “Kishim një 20 minutësh shumë të mirë në pjesën e parë. Ishim më afër goli. Po vuajmë mungesën e golit, se po dalim para porte. Mërzitja vjen kur topi nuk shtyhet në rrjetë. Nuk ngjajnë ndeshjet nga njëra-tjetra. Sot e kishim lojën në kontroll, Erzeni kishte kundërsulmet. Do të punojmë për të shënuar rastet tona”.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.