E FUNDIT/ Gjimshiti rikthehet titullar në kohë rekord, Interi vuan për 3 pikët që ulin në fronin e Serinë A

Berat Gjimshiti i ka thyer të gjitha pritshmëritë, duke u rikthyer në kohë rekord në fushën e lojës. Megjithësi rekuperimi i tij i plotë pritej të ndodhte në janar, mbrojtësi shqiptar u shfaq titullar në fushën e lojës përballë Interit. Këta të fundit “vuajtën” për të marrë 3 pikët mbrëmjen e sotme.

Goli i Lautaro Martinezit në minutën e 65 të lojës rezultoi vendimtar, pasi vulosi shifrat përfundimtare në 0-1 në favor të ekipit të Kivusë. Tre pikë mjaft të vyera për Interin, që tashmë ulet në fronin e Serisë A. Zikaltrit kapin kuotën e 36 pikëve, 1 më tepër se Napoli i vendit të dytë./Sport Ekspres/