E FUNDIT/ “Formula 1” kthehet në dramatike! Hamilton zgjohet në fund dhe tremb Verstapen, titulli vendoset në 2 garat e fundit

Formula 1 është kthyer në dramatike dhe spektakolare për t’u ndjekur nga shikuesit. Teksa pritej që në këtë sezon fituesi të ndërronte emër, për të thyer hegjemoninë e Hamilton, ky i fundit nuk e ka thënë ende fjalën e tij.

Verstapen po kryesonte i qetë deri në këto momente, por është ngushtuar së tepërmi diferenca. Hamilton ia doli edhe në Katar që të fitonte garën, ndërsa menjëherë pas tij erdhi Verstapen. Tashmë Verstapen ndodhet vetëm tetë pikë larg Hamilton, kur kanë mbetur edhe dy gara nga fundit për t’u njohur me fituesin.

Një sfidë e zjarrtë dhe direkte mes dy pilotëve që nuk do të kenë qetësi deri në xhiron e fundit të sezonit. Hamilton kërkon që t’ia dali edhe në këtë sezon për të vendosur emrin e tij në histori dhe që të kalojë Shumaker, ndërsa Verstapen ka shansin e artë në dorë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online