E FUNDIT/ Flitet edhe për ofertën e famshme të 100 mijë eurove për tërheqje, Topçiu: Nuk rrezikojmë me shpërndarje në media të videos dhe audios

Në ditën e sotme është mbajtur një konferencë e jashtëzakonshme në FSHF për të diskutuar më tepër rreth zgjedhjeve që priten për president. Fillimisht ishte përfaqësuesi juridik i Federatës, Aldi Topçiu, i cili u shpreh se politika ka hyrë fuqishëm në këto zgjedhje dhe po kër.cënon me largim punel.

“Pata kënaqësinë të merrja pjesë në Asamblenë e Elbasanit. Më pas isha dëshmitar i një sulmi fizik, psikologjik që anëtarët iu nënshtruan para dhe pas zgjedhjes. Ishin thirrur që në mëngjes dhe anëtarët ishin kër.cënuar se nëse nuk përmbushnin udhëzimet për të votuar një kandidat të caktuar, atëherë do të largoheshin nga puna.

Por këta njerëz të sportit janë mësuar nga kër.cënimet dhe kanë mësuar se kur njëri të kërcënon dhe tjetri të shtrin dorën, duhet dhënë dora këtij të fundit. Anëtarët e Shoqatës së Futbollit në Tiranë thirren sistematikisht në zyra nga shteti dhe bashkia se nëse nuk votojnë kandidatin e tyre të preferuar, do të hiqen nga puna.

Njerëzit janë shoqëruar drejt noterisë për të bërë ndryshime në deklarata që janë ndryshe nga punimet brenda asamblesë në votim. Por asambleja dje ka qenë e rregjistruar në video dhe audio dhe janë të aksesueshme për këdo që do t’i shohi. Vendimet jashtë kësaj Asambleje nuk kanë asnjë vlerë për punimet e asaj Asambleje. Punimet e Asamblesë në Shkodër që duhet të zhvilloheshin në janar, do të zhvillohen në shkurt. Nuk ka ndryshim të trupit ligjor në dijeninë time. Jashtë kësaj ka informacion se ka ndërhyrje dhe kër.cënime, por unë kam besim se edhe punimet e asaj Asambleje do të zhvillohen normalisht, do të marrim të gjitha masat që askush të mos preket.

Oferta e 100 mijë eurove në Tiranë për t’u tërhequr një anëtar? Nuk jam i autorizuar për të thënë nëse ka një video apo audio. Këto lloj gjërash nuk mund të rrezikohet që të shpërndahen në media, është e pamundur. Thjesht dorëzohen dhe administrohen nga UEFA”, tha Topçiu. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online