E FUNDIT/ Egnatia humb me Erzenin, por ruan kreun! Skënderbeu me 10 lojtarë mban Tiranën larg 4-shes

Janë luajtur mbrëmjen e sotme dy takimet e fundit të javës së 30 të “Abissnet Superiores”. Egnatia është mposhtur në minutat e fundit të ndeshjes nga Erzeni. Shijakasit e shfrytëzuan më së miri epërsinë numerike në fushën e lojës, teksa Spahiu la Egnatian me 10 lojtarë në minutën e 63-të. Erzeni gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 85, kur Zeka realizoi një gol spektakolar. Egnatia humbi kështu me shifrat 1-0 përballë Erzenit, por vazhdon të ruajë kreun e renditjes në Superiore.

Ndërkohë në Korçë Skënderbeu ka ndalur Tiranën në një barazim 0-0. Bardhekuqtë kanë luajtur me një lojtar më pak që nga minuta e 14, por kjo nuk i pengoi të largoheshin me një pikë nga stadiumi. Me këtë barazim, Skënderbeu shkon 2 pikë larg Dinamos së vendit të 4-t, ndërsa Tirana mbetet në vendin e 6 në renditje me 40 pikë të grumbulluara gjithsej./Halit Delibashi-Sport Ekspres/