E FUNDIT/ Do t’i bashkohet ekipit të ri këtë javë, Ngo mbyll marrëveshjen pas Tiranës

Nga Klaudio Ndreca

Ngo u largua nga Tirana duke i hequr mundësinë vetes për të luajtur në Europë dhe për të mos marrë emocionet e mëdha, pasi dha kontribut të madh te bardheblutë përgjatë gjithë kësaj kohe. Kryeqytetasit e kërkuan që të qëndronte sërish, por për Ngo kjo ishte mundësia më e mirë për të bërë një hap më përpara në karrierë.

Kështu do të vinte edhe largimi i tij, ndërsa nuk ishte prezent as në fitoren e Tiranës në shifrat 0-2 ndaj Tbilisit në turin e parë të “Champions League”. Por ku do të shkojë ky sulmues? Nga Turqia është bërë e kryer se marrëveshja është mbyllur me Menemespor. Madje Ngo do t’i bashkohet skuadrës së re në këtë javë për t’u stërvitur, ndërsa atje do të gjejë edhe dy futbollistë si Domgjoni dhe Selmani me të cilët i ka pasur përballë në Superiore. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online