E FUNDIT/ Dinamo përtokë dhe tani nis llogaritë e Kategorisë së Parë! Kastrioti kalon Tiranën, e mund me të vetmen gjuajtje në portë

Dinamo-Kastrioti 0-1 Selmani 69′

Dinamo ka pësuar një tjetër humbje që e dërgon këtë ekip më afër Kategorisë së Parë. Në ndeshjen e sotme ndaj Kastriotit do të vendoste goli i Selmanit. Pjesa e parë ishte një përgjumje e vërtetë ku llogaritet vetëm mundësia e Haxhiut që përfitoi nga dalja tërësisht e pakuptueshme e Salit. Por Karakaçi nuk e la topin që të shkonte në rrjetë. Pavarësisht dëshirës për të kërkuar portën e krutanëve, kryeqytetasit nuk shfaqën asnjë rast të pastër.

Në të dytën ritmi nisi të shtohej sadopak nga Dinamo në portën kundërshtare, por sërish pa efikasitet. Mjaftoi një rast dhe një goditje në portë që Kastrioti të shënonte. Si gjithmonë ekipi i Celës është shumë cinik, ku pas një topi të mbetur në zonë, mbrojtësi gjeti cepin e rrjetës. Tanimë krutanët kanë rezultate më të mira edhe se vetë Tirana pasi në pesë ndeshjet e fundit njohin katër fitore dhe një barazim, ndryshe nga bardheblutë me tre fitore dhe dy barazime. /Sport Ekspres/

69′ Goooool! Një rast dhe një gol, si mund të ndodhte ndryshe? Kastrioti tregohet cinik. Pas një goditje nga këndi, topi mbetet në zonë dhe Selmani e dërgon në rrjetë, Dinamo-Kastrioti 0-1.

Dinamo: Simoni, Bardhi, Sofranac, Mija, Malikji, Siljanovski, Demiri, Sidibe, Ibraimi, Reginaldo, Haxhiu.

Kastrioti: Sali, Rami, Selmani, Dida, Neziri, Karakaçi, Basha, Kodra, Hasani, Zogaj, Kaina.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *