E FUNDIT/ Dinamo gëzon tifozët me një gol të çmendur, ekipi i Mehmetit hyn në vallen e titullit kampion (VIDEO)

Dinamo dhe Teuta kanë zhvilluar sot ndeshjen e prapambetur mes tyre në “Abissnet Superiore”. Dueli i luajtur në “Air Albania” ka përfunduar me rezultatin minimal 1-0 në favor të nëndetëses blu. Ndeshja ishte në baraspeshë 0-0 deri në minutën e 93-të, atëherë kur Denisoni gëzoi tifozët e pranishëm në stadium me një gol të çmendur që do e kishin zili edhe lojtarë me emër. Tre pik mjaft të vlefshme për Dinamon, që tashmë ka hyrë në “vallen” e titullit kampion.

Dinamovitët kanë kaluar Skënderbeun me pikë (42 të tilla) dhe i kanë rrëmbyer vendin e katërt në renditje. Një pozicion ky që e mban në garë për titullin, pasi 4 skuadrat e para në tabelën e klasifikimit do të përballen mes tyre për të përcaktuar fituesin e këtij sezoni të “Abissnet Superiore”-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Goal, Denisson!
byu/Football_24_7 insoccer