Cristiano Ronaldo ka përjetuar sot dhimbjen më të madhe për një prind. Futbollisti portugez ka njoftuar se djali i tij i porsalindur ka ndërruar jetë. Një lajm i tillë ka lënë t shkatërruar 5 herë fituesin e Topit të Artë, i cili gjen ngushëllim te fakti se vazja binjake e porsalindur gëzon shëndet të plotë.
“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që çdo prind mund të ndiejë. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi.
Dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre eksperte. Të gjithë jemi të shkatërruar nga kjo humbje dhe me mirësi kërkojmë privatësi në këtë kohë shumë të vështirë. Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë”, njofton Kristiano Ronaldo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/