E FUNDIT/ “Boxing Day”! A do të luajë Armando Broja? Southampton zbulon formacionin ndaj West Ham, i ul dy të tjerët në stol

Southampton ka zbuluar formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj West Ham vetëm pak minuta më parë. Trajneri Hasenhutl ka zgjedhur që t’i besojë sërish Armando Brojës nga minuta e parë, teksa sulmuesi shqiptar ka realizuar 4 gola në 6 ndeshje pasi e ka nisur si titullar.

Një ndeshje e veçantë kjo edhe për tifozët shqiptarë që në “Boxing Day” kanë përfaqësuesin e tyre të Kombëtares. Ndërkohë në formacion bie në sy ulja në stol e Armstrong dhe Che Adams, e ndikuar edhe nga dëmtimet e fundit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *