U krye, Atalanta e Berat Gjimshitit do të luajë në finalen e Europa League-s. Zikaltrit kanë mposhtur sot Marseille-n në Bergamo me rezultatin e pastër 3-0. Golat e Ademola Lookman-it në minutën e 20, Matteo Ruggeri-t në të 52-tën dhe i Toure-së në të 94-tën i mjaftuan bergamaskëve për të siguruar kualifikimin. Ndeshja e parë në Francë përfundoi në baraspeshë 1-1 dhe Atalanta shkon në Dublin me një rezultat të përgjithshëm 4-1.
Një arritje e madhe për skuadrën e Gasperinit, që për herë të parë në histori mbërrin në një finale europiane. Një moment i veçantë edhe në karrierën e Berat Gjimshitit, i cili tashmë ka mundësinë të fitojë një trofe të rëndësishëm në karrierën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/