E FUNDIT/ Befasuan kampionët e Superiores dhe Partizanin, Vllaznia kthen fitoren falë Latifit kundër “të shndërruarve” të Kastriotit

Kastrioti dukej një ekip i shndërruar në këtë vit të ri 2022 pasi në krye erdhi trajneri Cela. Krutanët fituan kundër kampionëve të Superiores, Teutës, ndërsa ndalën në barazim edhe Partizanin në transfertë. Por në ditën e sotme, Vllaznia ia ka dalë që të fitojë me shifrat 0-1. Goli i vetëm i ndeshjes ka ardhur në minutën e 76 me Latifin që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Sali arriti që të kuptonte krahun, por gjuajtja e sulmuesit shkodran kishte vetëm një fund, rrjetën.

Krymi do të rrëzohej në zonën kundërshtare dhe arbitri vijoi lojën. Portieri e nxori topin jashtë për t’i ardhur në ndihmë Krymit të dëmtuar, megjithatë ishte Greca që me urdhërin e trajnerit Cela luftoi për të mbajtur topin në fushë, duke sjellë nervozitetin e Adilit. Ndërkohë pas rishikimit të pamjeve me VAR, u vendos për akordimin e penalltisë. Në fundin e takimit, Adili do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë. /Sport Ekspres/

Kastrioti-Vllaznia 0-1 Latifi p’ 76′

Kastrioti: Sali; Nezri, Dida, Husein, Rami; Basha, Karakaçi, Okebugu; Greca, Prodani, Ajazi

Vllaznia: Zogoviç; Gurishta, Bulatoviç, Adili, Hakaj; Jonuzi, Krymi, Heriç; Latifi, Mustedanagiç, Gjurgjeviç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online