Kukësi-Kastrioti 4-0 Gligorov 38′, Gjelbrim Taipi 44′ p, Basha 54′, Bahtiri 94′
Kukësi ka arritur që të fitojë thellë ndaj Kastriotit në shifrat 4-0. Verilindorët e kthyen ndeshjen në të mërzitshme duke mos lënë shumë vend për histori. Goli i parë erdhi nga Gligorov, i cili i ndihmuar nga devijimi i pafat i Karakacit, do të gjente realizimin e parë.
I dyti do të vinte me penallti, teksa Taipi nuk gaboi nga 11-metrat, duke e mbyllur të parën në 2-0. Ndërkohë me nisjen e së dytës, pas një aksioni fantastik ishte Basha që e mbylli në perfeksion duke gjetur cepin e rrjetës. Vulën e vendosi Bahtiri në minutat e fundit, për të vendosur në presion Lacin dhe Tiranën. /Sport Ekspres/
54′ Aksion fantastik te Kukësi, Basha i jep prerje të bukur topit nga krahu i djathtë duke gjetur cepin e rrjetës.
44′ VAR akordon penalltinë e Kukësit pas ndërhyrjes së gabuar të Husein ndaj Fejiao. Gjelbrim Taipi nuk fal nga 11-metrat.
38′ Gligorov lëshon predhën nga distanca, devijimi i pafat i Karakaçit nxjerr jashtë loje portierin Sali dhe topi shkon në rrjetë, festë te Kukësi.
Kukësi: Tafas, Dragjoshi, Lulaj, Pëllumbi, Gligorov, Sh.Taipi, Ndreca, Musta, Gj.Taipi, Basha, Fejiao
Kastrioti: Sali, Dida, Rami, Kodra, Karakaçi, Okebugu, Husein, Hasani, Greca, Zogaj, Kaina