0 krosim dhe goditje në portë/ Gareth Bale në formë skandaloze, Uellsi e nxjerrë menjëherë nga fusha

Nga Klaudio Ndreca

Më tepër sesa dëshirë për të ndihmuar Uellsin në fitore, padyshim që në mbrëmjen e djeshme Gareth Bale e ka pasur për të treguar formën më të lartë, në mënyrë që të vazhdohet “tallja” ndaj Realit të Madridit dhe Zidan. Tashmë jemi mësuar me historitë e uellsianit që zgjidhte të mos shkonte me madrilenët në ndeshje të “Champions League” pasi preferonte pak…golf!

Por e gjithë qëndresa në stol në “La Liga” ka reflektuar ndjeshëm edhe në ndeshjen që ka zhvilluar me Uellsin. Këta të fundit arritën të fitonin me rezultatin 0-1 ndaj Finlandës në transfertë, por Gareth Bale ishte një dështim i vërtetë.

Për 45 minuta nuk arriti që të jepte asnjë pasim kyç, krosim, top të gjatë, por gjithashtu 0 ishin edhe statistikat e goditjes në portë. Me 10 topa të humbur në pjesën e parë që i shtohen performancës negative, trajneri Ryan Giggs nuk e mendoi dy herë që ta zëvendësonte menjëherë nga loja me fillimin e pjesës së dytë, duke thënë në konferencën për shtyp se ka ndikuar së tepërmi te Bale forma e dobët te Reali. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online