E FUNDIT/ Atletico Madrid eliminon Interin nga Champions League, Oblak prish magjinë e super sezonit të zikaltërve

Sot është zhvilluar ndeshja më emocionuese e këtij sezoni në Champions League, aq sa mund të thuhet se një prej finaleve është zhvilluar para kohe. Atletico Madrid ka arritur që të eliminojë Interin nga ruleta ruse.

Goli i parë i takimit u realizua nga Di Marco në të 35. Kur pritej që Interi ta kishte më të lehtë pas avantazhi 1-0 nga ndeshja e parë, vetëm dy minuta më vonë, Griezman barazoi. Ndërkohë vetëm në minutën e 87, teksa te zikaltërit po përgatiteshin për festë, Depay solli avantazhin në 2-1 për spanjollët duke e dërguar ndeshjen në 30 minutat e shtesës.

Asgjë për t’u përmendur në këtë shtesë dhe gjithçka u vendos në 11-metërshat. Sanchez dhe Klasen do të gabonin te Interi, me Oblak që kuptoi krahun e tyre. Në penalltinë e pestë, Martinez e dërgoi topin jashtë kuadratit duke finalizuar eliminimin e zikaltërve. /Sport Ekspres/