Astana-Partizani 1-0 Loncar 41′
Partizani ka humbur me shifrat 1-0 në transfertë kundër Astanës. Goli i Loncar në minutën e 41 do të vendoste edhe fitoren e kazakëve. Por në këtë ndeshje ishin kampionët e Shqipërisë që u larguan më të lumtur.
Jo pak, por tre ishte VAR që ndërhyri për të anuluar golat e Astanës që në pozicione jashtë loje milimtrike, nuk arritën dot që të fitonin bindshëm. Pa harruar këtu shumë ndërhyrje shpëtimtare të Qirkos dhe konkretizimeve jo të duhura të Astanës. Një ndeshje që duhej të mbyllej me rezultat të thellë në favor të Astanës, por për fat të mirë, kazakët fituan vetëm 1-0 dhe gjithçka lihet e hapur për ndeshjen e kthimit, nëse Partizani do të ketë fytyrë tjetër. /Sport Ekspres/