E FUNDIT/ Arritje historike për kombin shqiptar, edhe Kosova është në “play off”

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Një arritje historike për kombin shqiptar. Jo vetëm Shqipëria, por tashmë edhe Kosova do të luftojë për një vend në Kupën e Botës. Dardanët kanë siguruar matematikisht vendin e dytë në grup, çka përkthehet në një biletë për në fazën “play off”.

Kosova ka mposhtur Slloveninë në Ljubjanë me shifrat 0-2. Fisnik Asllani tundi rrjetën që në minutën e 6 të takimit, ndërsa në minutën e 64-t Karniçniku shënoi një autogol spektakolar. Kaq mjaftoi që dardanët të merrnin tre pikët e nevojshme për të siguruar “play off”-in. Tashmë mbetet të shihet se cilët do të jenë kundërshtarët e radhës së Shqipërisë dhe Kosovës./Sport Ekspres/