E FUNDIT/ Armando Broja bën të harrohet Giroud dhe shënon me Chelsean e Tuchel, në miqësoren sekrete tund rrjetën me Ziyech dhe Pulisic

Armando Broja ka gjetur golin e parë me fanellën e Chelsea-t që drejtohet nga ana e Tuchel. Sulmuesi shqiptar është thirrur nga tekniku kampion i Europës, me këtë të fundit që arriti që të fitonte “Champions League” me londinezët.

Kështu lojtari i Kombëtares zhvilloi ndeshjen e parë në miqësoren me Peterborough. Kjo miqësore “sekrete” u zhvillua me dyer të mbyllura. Tuchel kishte vendosur që ta niste me Abraham në sulm dhe Armando Brojën që gjendej në stol. Por sërish talenti shqiptar arriti që të linte përshtypje të mirë te trajneri.

Chelsea fitoi në shifrat 6-1, teksa rrjeta u tund nga ana e Abraham, Pulisic dhe me tripletën e Ziyech. Për të përmbyllur fitoren e thellë ka menduar Armando Broja që realizoi në pjesën e dytë pas aktivizimit të tij. Një tregues i qartë ky se futbollisti 19-vjeçar po vazhdon që të përmirësohet dhe shihet si zëvendësuesi ideal i Giroud. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online