Rasti i Eridon Qardakut ishte pari, por mund të mos jetë i vetmi sa i përket futbollistëve të prekur me Covid-19. “News 24” mëson se 3 lojtarë të ekipit të Kategorisë së Parë, Shënkolli, dyshohen të jenë të infektuar nga ky virus. Futbollistët kanë shfaqur simptoma të sëmundjes, si temperaturë, dhe i janë nënshtruar kështu testimit me tampon për të mësuar të vërtetën mbi prekjen apo jo nga koronavirusi.
Lojtarët kanë hyrë në izolim për të mos rrezikuar përhapjen e virusit në pjesën tjetër të ekipit. Ndërkohë dyshohet se shkak për prekjen e tyre me Covid-19 mund të jetë një kontakti gjatë ndeshjes së fundit ndaj Orikut me një ish-futbollist të rezultuar pozitiv disa ditë më parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/