Telenovelës Mesi-Bartomeu duket se i ka ardhur fundi, të paktën për këtë vit. Ditën e djeshme argjentinasi theu heshtjen duke folur gjatë në një intervistë për “The Goal”, mbi të ardhmen e tij. Numri 10 i katalanasve deklaroi se do të qëndrojë tek Barcelona deri në fund të kontratës, e cila mbaron sezonin e ardhshëm, pasi asnjë skuadër nuk mund ta aktivizoië klauzolën e vendosur prej 700 milionë eurosh nga presidenti i klubit, Bartomeu.
Në këtë intervistë Lionel Mesi, muk ka nguruar të thumbojë numrin 1 të Barcelonës, për arsyen e vetme që nuk e pranoi largimin e tij, pavarësisht se kishin rënë dakord për më shumë se 1 vit rresht. Gjithashtu, ai hodhi poshtë të gjitha aludimet se arsyet e largimit te tij ishin financiare, pasi sipas tij nëse do të dëshirontë të fitonte më shumë para, do të ishte larguar që përpara disa vitesh.
Lionel Mesi e tregoi dhe njëherë sesa i rëndësishëm është në arenën futbollistike, teksa tifozët e Barcelonës protestuan për largimin e tij, duke fajësuar presidentin se nuk i kishte plotësuar kërkesat 6 here Topit të Artë. Emri i tij u lakua gati çdo ditë nga të gjitha mediat botërore, duke kaluar kështu edhe temën më të nxehtë të 6 muajve të fundit, pandeminë COVID-19.
Nga qëndrimi i Mesit në Camp Nou, sigurisht qe përfiton edhe presidenti Bartomeu, pasi nuk do të përjetojë dhe nuk do të bierë gjithë zemërimi i tifozëve mbi të, edhe pse nuk ishte mënyra e duhur ajo sesi u soll për të mbajtur Mesin. Për të vërtetuar fjalët e Mesit, ditën e sotme ka dalë në një prononcim për mediat mësfushori holandez, De Jong. Sipas tij, moslargimi i Mesit e bënë tejet të lumtur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/