Kanë projekt të madh, Endri Çekiçi dhe Marko Pjaca do të transferohen në të njëjtën skuadër

Nga Klaudio Ndreca

Pas humbjes së fundit me rezultatin 4-1 ndaj Dinamos së Zagrebit, Osijeku ka marrë vendimin për shkarkimin e trajnerit, duke e gjetur menjëherë emrin e ri. Bëhet fjalë për Nenad Bjelica, që më herët ka drejtuar kampionët dhe sunduesit e futbollit të Kroacisë, Dinamo Zagrebin. Prezantimi është bërë në ekipin e ri dhe atje do të drejtojë edhe lojtarin shqiptar, Eros Grezdën.

Por me shumë gjasa Grezda nuk do të jetë i vetmi shqiptar në këtë skuadër, pasi Endri Çekiçi mund të ndjekë këtë rrugë. Mediat në Kroaci raportojnë se emri i këtij futbollisti rezulton në listën e dëshirave të Bjelicës që do të angazhohet vetë për të bindur lojtarin që të kthehet në Kroaci, ndërsa ka edhe disa mundësi që i ofrohen nga Turqia.

Trajneri i ri i Osijek është “i fiksuar” pas prodhimeve të Dinamos së Zagrebit pasi së bashku me Endri Çekiçin po provohet për t’u sjellë edhe Marko Pjaca, kartoni i të cilit zotërohet nga Juventusi. Tashmë mbetet të shihet në ditët në vijim sesi Bjelica do të arrijë që të bind këta dy futbollistë për t’u rikthyer në Kroaci dhe për të firmosur me Osijek, që këtë herë ofron një projekt të madh teksa janë duke ndërtuar stadiumin e ri dhe gjenden mirë me financat e klubit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online