Nga Klaudio Ndreca
Livorno është një skuadër në Itali që gjithmonë ka luftuar për të qenë pjesë e elitës së futbollit, por dalëngadalë po shkon drejt shuarjes. Një dështim perfekt i Aldo Spinellit me grupin e tij të partnerëve si Crrano Group dhe BancaCerea.
Rezultatet negative po vijnë edhe në Serinë C, atje ku Livorno ndodhet sërish në vendet e fundit. Pra vuajtja nuk ka fund për tifozët, që kanë zgjedhur të reagojnë me një mesazh kërcënues. Teksa stadiumi u vëzhgua në mëngjesin e sotëm përpara ndeshjes që do të luhet me Novarën, një surprizë i la të shtangur.
Mesazh kërcënues erdhi nga tifozët që kishin vendosur tre kryqe ku ishin të shkruar emrat e personave që drejtojnë klubin dhe një kokë derri. “Do të paguani të dashur, do të paguani për gjithçka”. Ky ishte një kërcënim frikësues dhe polica italiane është vendosur në lëvizje për të gjetur autorët. Ndërkohë nga ana tjetër autorët e degradimit të Livornos janë të njohur me emra dhe mbiemra, por askush prej tyre nuk shqetësohet për faktin se kanë luajtur me historinë dhe zemrat e tifozëve. /Sport Ekspres/