Lajme të reja dhe të frikshme vijnë pas çdo minute nga Turqia për shkakun e tërmetit që solli katastrofën e madhe. Sipas informacioneve të fundit është nën rrënoja edhe një nga lojtarët e Hatayspor, Christian Atsu.
Pak orë përpara nisjes së tërmetit do t’i jepte fitoren ekipit të tij në minutën e 97 ndaj Kasimpasas. Ish-lojtari i Chelsea dhe Newcastle ka humbur çdo kontakt dhe shumë njerëz janë vendosur në lëvizje për gjetjen e Atsu. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/