E fitoi katër herë radhazi titullin, piloti i njohur i Formula 1 njofton tërheqjen përfundimtare nga garimi

Piloti gjerman Sebastian Vettel do të  mbyllë karrierën në Formula 1 në përfundim të këtij sezoni. 4 herë kampioni i botës ka deklaruar në rrjetin social Instagram se ka marrë vendimin e vështirë, atë të tërheqjes nga sporti i garave të shpejta. Ndër të tjera, Sebastian Vettel u shpreh se arsyeja kryesore ishte ndjesia e të qenit baba dhe kërkon t’i përkushtohet më shumë familjes.

“Vendimi për t’u tërhequr ishte i vështirë për t’u marrë, kalova shumë kohë duke u menduar. Në fund të vitit dua të marrë kohë për të reflektuar në lidhje me atë që do të bëj në vazhdim. E kam të qartë se si baba që jam duhet të kaloj më shumë kohë me familjen time”, deklaroi piloti gjerman.

Kulmin e karrierës e arriti me Redbull, ku fitoi 4 herë radhazi kampionatin e Formula 1 në sezonet 2010, 2011, 2012 dhe 2013. Gjithashtu gjermani ishte pjesë e skuderisë Ferrari në periudhën 2015-2020 por u mposht nga konkurenca e Leëis Hamilton. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online