E festuan shitjen e klubit në mënyrë të veçantë, Newcastle u bën kërkesë tifozëve: Mo u vishni si arab në stadium

Newcastle është kthyer tashmë në klubin më të pasur në Angli dhe më gjerë. Klubi bardhezi u ble nga Fondi Arab i Investimeve dhe pritet të vijë me një merkato të fuqishme në muajin janar. Ky fakt i ka pëlqyer së tepërmi tifozëve, të cilët shitjen e klubit të tyre e kanë festuar në një mënyrë të veçantë.

Në sfidën kundër Tottenham-it tifozët e Newcastle-it u paraqitën në stadium me veshje tradicionale arabe. Kjo ka sjellë edhe reagimin e vetë klubit, që u kërkon të mos vishen më me rroba të tilla, pasi mund të kthehet në një situatë të pahijshme për personat e besimit musliman në të ardhmen.

“Një numër i madh i tifozëve në St. James Park vishnin rroba për të shënuar marrjen e klubit nga Fondi i Investimeve. Asnjë nga pronarët e rinj nuk ofendohet nga kjo dhe e dinë se kishte një qëllim pozitiv. Megjithatë, ekziston mundësia që lëvizja do të perceptohet si e pahijshme dhe se do të ofendojë njerëzit e tjerë.

Të gjithë ata që vijnë në stadium, pavarësisht nga feja, mund të vijnë në stadium në karakteristikat e tyre fetare. Ne kemi mbështetur gjithmonë një komunitet dhe grupe multikulturore, nga i cili klubi ka mbështetje të madhe”, njofton Newcastle./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *